Te e tashmja përfshihet e gjithëkoha e Jiddu Krishnamurti (perkthim) 
Sunday, July 14, 2013, 16:13 - Perkthime
Posted by Administrator
WASHINGTON D.C. Fjalimi i parë publik 20 PRILl 1985

Ky nuk është nje leksion ne asnjë lendë te vecantë sipas disiplinave te caktuara,shkencor apo filozofik.Leksionet kane per qellim informimin në një lendë te caktuar apo instruktimin .Por ne nuk do të bejmë ketë.Ky nuk eshte një leksion .Dhe as nuk Është nje menyre argetimi.Vecanërisht në këtë vend ku njeriu është mësuar ta argëtojne ,kënaqin dhe ti zgjojne ndjenjat.Ne vend te kësaj në këto biseda ,sot dhe nesër,ne do të flasim sëbashku
Per egzistencën ne tërësi që nga momenti qe kemi lindur e deri ne momentin që vdesim .
Ne këtë periudhë kohore ,qoftë 50 vjet ose 90 vjet ose njëqind vjet ne hasemi me shumëlloj vështirësish dhe problem.Ne kemi problem ekonomike sociale ,fetare;probleme të marrëdhenieve personale ,probleme te përmbushjes personale;dëshira per të gjetur rrenjet e tua ne kete vënd apo në tjetrin .Dhe ne kemi plagë psikologjike ,ndjenja ,frikëra,kenaqësi , ndjenja ,te gjitha keto te panumerta . Dhe gjithashtu te qenia njerezore ka një frike të madhe,nje akth te madh ,pasigurie ,dhe nje ndjekje te kënaqësisë .Dhe gjithashtu qëniet njerëzore ne këtë bote të bukur vuajnë një dhimbje të madhe, nje vetmi te madhe .Do te flasim per të gjitha këto sëbashku .Dhe Çvënd zë feja ne jetën moderne .Dhe gjithashtu do të flasim sëbashku per Çeshtjen e vdekjes ;Çfare është një mëndje fetare;dhe Çfare eshte meditimi;dhe nëse ka diÇka përtej te gjithë mendimit.ka ndonjë gjë te shenjtë ne jetë Apo gjithÇka është materie dhe për pasojë e jetojmë jetën ne mënyrë materialiste do te flasim për të gjitha këto probleme do te flasim këtë pasdite dhe nesër në mëngjeës
Pra siÇ thamë ky nuk është nje leksion .Kjo ështe një bisedë midis folësit dhe juve.Një bisedë ne cilën nënkuptohet nderrrimi e fesë ,bërja e propagandës apo shpalosja e teorive te reja apo josense te tjera egzotike. Ne do te ,ne qofte se ju me mirësjellje do te bisedoni siÇ bejnë miqtë megjithëse ne nuk e njohim njëri tjetrin ,ne do të flasim ,diskutojme ,do te zhvillojme një bisedë.Gjë e cila Është më e rëndësishme se të marësh leksione apo të të tregohet Çfare duhet bërë,Çfare te besosh ,apo të keni një besim te caktuar dhe kështu me rradhë . Është e kundërta ned otë observojmë pa pasione ,ne mënyrë objektive ,të pabazuar te ndonjë problem apo teori të caktuar,ne do të shikojmë sëbashku Çfare I ka bëerë njerëzimi botës dhe Çfarë I kemi bërë njëri-tjetrit.Pra ky nuk është një rrugëtim argëtimi , romantiÇizmi apo I udhëhequr nga ndjenjat.Jo vetëm që është intelektualisht e rëndësishme gjë e cila ështe pjese e qënies tonë ,po gjithashtu duhet t’i shohim këto probleme ,një mijë e një probleme që ka njerëzimi , jo nga Çfarëdolloj pikëpamje ,jo nga pikëpamja e një besimi te caktuar,ne vënd të kësaj te eksplorojmë ,te hetojmë sëbashku .Folësi nuk po përpiqet te bëje propagandë –kjo do të ishte e tmerrshme .Apo t’ju konvertojë në nje ideal te caktuar.Apo në një besim te caktuar.Kështu ne do të bëjme një rrugëtim shumë te ndërlikuar sëbashku .Është përfjegjësia juaj gjithashtu edhe e folësit,ecja sebashku ,hetimi sëbashku;Shikimi I botës që kemi krijuar. Shqëria në të cilën jetojmë është krijuar nga njeriu në secilindo aspekt ,ekonomik ,social,te pasurisë ,të varfërisë . Shoqëria ne të cilën jetojmë .Çdo kush ka dhëne kontribut .Dhe në qoftë se do keni vullnetin dhe në dukje e keni këtë vullnet sepse gjendeni këtu dhe unë jam këtu per te marrë këtë rrugëtim të ndërlikuar –sepse jeta eshte shume e ndërlikuar .Dhe ne na pëlqen te shikojme ndërlikimin dhe bëhemi gjithmonë e më te ndërlikuar.Ne nuk shikojmë asgjë në menyrë te thjeshtë.Me trurin tonë,me gjithë qënien tone me lejoni ta bëjme këtë rrugëtim sëbashku .Folësi mund t’i japi zë,ta thotë me fjalë Çfarë po ndodh :me objektivitet ,qartësisht dhe totalisht pa pasione . Njerëzimi ka jetuar ne këtë botë ndoshta prej nje milion vjetësh apo 50 mije vjetësh .Ne kemi jetuar në këtë botë për shumë mijëvjecarë.Dhe gjatë gjithë këryre periudhave ka vuajtur kënaqësinë ,vetminë ,rrëmujen ,dëshperimin ,pasigurinë ,pra ndërlikime te shumëfishta;ka pasur luftra.Jo vetëm ato trupore te përgjakshme por gjithashtu edhe luftra psikologjike.Njerezimi ka ngritur pyetjen a mund te ketë paqe në botë-pacem in terris -shprehja latine per paqen ne botë .Dhe mesa duket nuk ka qënë e mundur .Ka rreth 40 luftra ne botë në momentin që po flasim .Si ideologjike ,teorike,ekonomike ,sociale.Dhe në histori e cila ndoshta zgjat për 5 mijë a 6 mijë vjet ka pasur luftra Çdo vit .Dhe gjithashtu po përgatitemi për luftë tani. Një ideologji .ajo e komunistëve bota brutale dhe tiranike e rusisë dhe e aushtu-quajtura botë demokratike e perëndimit.Dy ideologji në luftë.Çfare marreveshjesh duhet te bejmë ,kontroll i armatosjes dhe gjithÇka tjetër.Lufta duket se është ara toka jonë e përbashkët.Dhe gjithashtu shumëkush e vë re rritjen e saisisë së armatimeve;dhe shikon gjithashtu vëndin e vogël ose tribunë deri te shoqeria juaj shume e fistikuar dhe e pasur si e juaja.Dhe si mund të kemi paqe ne botë?.A është me të vërtetë e mundur ? Dhe gjithashtu thamë ,nuk ka paqe ne botë vetëm ne parajsë.Kjo përsëritet ne forma te ndryshme si në lindje,ne Indi si edhe këtu . Të kriçëështerët kanë vrarë me shumë se të gjithë ne këtë botë.Kështu që ne po observojmë dhe nuk po marim anë ,këto janë fakte.,aktualitetete. Dhe egzistojne keto fe ,Krishtërimi ,bota Islamike, fondamentalistët dhe Hindut dhe Budistët.Dhe sektet e ndryshme brenda Krishtërimit te organizuar, she gjithashtu ne indi dhe në azi besojnë te buda,ne Budizëm nuk ka zot,ne Hinduizem dikush ka llogaritur se ka 3000,000 mije zotër .me te vërteëtë eshtë kënaqësi te zgjedhësh cilin zot te pëlqen ty.Dhe ne krishtërim dhe Islam ka vetëm një zot e bazuar ne dy libra Bibel dhe Kuran.Kështu që fetë e kanë përÇarë njeriun .SiÇ ka bëere nacionalizmi ,i cili është nje forme tribalizmi i glorifikuare ka përÇarë njeriun .Nacionalizmi ,patriotizmi,fetaria e flaktë,fondamentalistët si ne Indi ,këtu dhe në europë duke u kthyer prapa për të ringjallur traditat e tyre fetare .Pyes veten nqs e keni parë fjalën “ringjallje”.Mund te ringjalllësh vetëm diÇka te vdekur.Asgje që jeton ,nuk mund te ringjallësh diÇka që jeton.Dhe në këtë vënd po ringjallin fenë.E njëjta gjë po behet ne vënde te ndryshme te botës .Dhe gjithashtu ka përÇarje midis kombësive ,ekonomive,feve dhe kështu me rradhë. Dhe njeriu ka qënë gjithnjë ne konflikt ,ashtu siÇ do njeri kalon shumëlloj mjerimesh ,shumëlloj pikëllimesh:dhimbje,vetmi te dëshpëruar,Dhe ne kemi dëshirë te shpëtojme nga kjo.Por ne do të shikojmë sëbashku,dhe do të observojmë këtë fenomen te jashtëzakonshëm:Çfarë e ka bërë njeriun mbas gjithë këtyre mijëvjeÇarëve mbetet persëri një barbar :mizor ,vulgar,plot me ankth.Gjithashtu dhuna është ne rritje .Dhe kështu dikush mund te bëjë pyetjen , a mund të ketë paqe ne botë? Sepse pa paqe te brëndshme ,psokolgjike ne rradhe ta parë,truri nuk mund të lulëzoj .Qëniet njerëzore nuk mund te jetojë ne menyrë të plotë.Pra pse mbas gjithë këtij evolucion-gjate se cilës kemi mbledhur eksperienca te shumta ,dije ,një sasi te madhe informacioni . –Pse ne si qenie njerëzore jemi vazhdimisht në konflikt ?.Kjo Është pyetja e vërtetë .Sepse aty ku nuk ka konfikt ka paqe .Dhe njeriu duke perfshire dhe gruan,ju lutem kur une përdor fjalen ‘burre’ nuk i lë jashte dhe gratë.Mos u eksitoni per këtë(Qeshje).Dhe as mos u zemëroni,e as te irritoheni me ç’ka po hetojme sëbashku.Ështe pergjgjësia juaj te hetoni jo vetëm intelektualisht apo verbalisht por megjiythë zemër ,tru ,e me te gjithë qënien tuaj.Dhe te gjeni pse jemi ata që jemi.Kemi provuar Fe te ndryshme ,sisteme ekonomike te ndryshme ,ndryshime shoqërore ;dhe megjithatë jetojmë ne knflikt .A mund te përfundoj ky konflikt brenda secilit prej nesh?Ne menyre te plote e jo rastesisht.Eshte pyetje mjaft serioze .E cila kerkon një përgjigjie mjaft serioze .Jo a ështe e mundur apo jo,por te hetoni shumë thellë,pse qëniet njerëzore ,duke ju perfshire edhe ju ,dhe vetë folësin ndoshta,jetojne ne konflikt dhe ne ndasi.Pse e kemi ndarë botën ne kombesi ,grupe fetare ,sjellje sociale dhe gjithçka tjetër .A mundemi ne ketë mbasdite ne menyrë serioze rest të hetojmë ns ështe e mundur t’i japim fund konfliktit.Në rradhe të parë psikologjikisht në botën e brëndshme sepse ka një aspekt lirie ne botën e brëndshme ,pastaj do të prodhojmë një shoqëri ku s’do të ketë më konflikte.,Pra është pergjegjësia jonë si qënie njrëzore te vëm në punë trurin ,energjinë tonë ,pasionin tonë per të zbuluar per veten tonë dhe jo si pas ndonje filozofi dhe jo sipas ndonje psikiatri dhe kështu me rradhë,por teë hetojmë ,të observojme te gjejmë pëer veten tonë nqs ky konflikt midis dy njrëzve te afërt apo jo ,mund te përfundojë. Çfarë është konflikti ? Pse kemi jetuar me konfliktin?Pse kemi probleme ?Çfarë është njeë problem ?Ju lutem Hetoni me folësin në këtë çështje .Çfarë është një problem ?Kuptimi etimologjik e asaj fjale është ‘diçka e gjuajtur te ju’.Nje problem ështe një sfidë ,diçka që duhet t’i përgjigjesh .Por nqs filloni të hetoni të fjithe natyrën e një problemi –siç thamë ,kuptimi etimologjik i fjalës është diçka e shtyre .diçka e gjuajtur ndaj jush .Nuk e di a e keni hasur ketë çeshtjen e problemeve ,kur jeni fëmij dhe ju dërgojnë ne shkollë .Atëhere keni problemin e shkrimit;problemin e matematikës ,problemin e historisë ,shkencës ,kimisë etj.Keshtu që nga femijëria jemi mësuar të kemi probleme .Ju lutem kini durim .Shikojeni me kujdes .Kështu që truri jonë është i kushtëzuar ,i edukuar te ketë probleme .Vërejeni për veten tuaj.Dhe ju lutemi jo vetëm të dëgjoni ..Ne jemi duke hetuar bashkë ,po i shikojmë problemet që keni.Kështu që nga fëmijëria ne jemi mësuar ,edukuar ,kushtëzuar të kemi probleme . at you.
;dhe kur nadalin probleme te reja te cilat pa dyshinm janë te pa-evitueshme ,truri jone duke qënë i mbushur me probleme provon të zgjidhë një problem duke e rritur numrin e problemeve ;gjë e cila po ndodh në botë.Politikanët ne botë janë duke u rritur në numër ,problem mbas problemi.Dhe ata nuk kanë gjetur një zgjidhje.Pra a ështe e mundur të më dëgjo-A është e mundur te kesh një tru në menyrë që të zgjidhni problemet .Jo një tru te fragmentuar mbushur me probleme .A është kjo e mundur ?
Dhe gjithashtu nëse thoni se ështe e mundur apo jo ju e keni ndaluar hetimin .Çfarë eshte e rëndësishme ne këtë kërkim është se duhet të keni një skepticizëm të madh .Duke mos pranuar ç’do gje siç është ne dukje apo sipas kënaqësisë suaj.Dashuria është shumë serioze .Pra ne nuk duhet të hetojmë natyrën e konfliktit ,problemeve-ndoshta kjo është edhe më e rëndësishme –të shkojmë ne gjithë botën ,ku të dëshironi ju Çdo qënie njerëzore në ketë planet ,s’ka rendësi ku jeton ,ne Rusi ,Kinë ,Azi,Indi Europë kalon shumë lloj mjerimesh.Mijëra dhe miliona kanë derdhur lot dhe ndonje te qeshur rastësore .Çdo qënie njrëzore në ketë botë ka pasur vetmi te madhe ,deshperim, ankth ,pasiguri-si ju.Çdo qënie njerëzore duke qënë te bardhë të zi i purpurt apo çfarëdo ngjyre që ju pëlqen juve .Dhe psikologjikisht ky është një fakt që s’e ka shpikur folësi.Dhe psikologjikisht ju jeni pjesa tjetër e njerëzimit .Ju mund të jeni të gjatë te shkurtër ,të bardhë apo të zi apo çferëdo ngjyre që deshironi,por psikologjikisht ju jeni njrëzimis .Ju lutem të kuptoni se nuk është një hipotezë por një realitet,një realitet therës që jeni pjesa tjetër e njerëzimit .Kushtu që psikologjikisht ju nuk jeni invidë .Megjithatë fetë (përvec)disa pjesëve të Hinduizmit dhe të Budizmi kanë përkrahur rritjen individuale ,duke shpëtuar shpirtra individual ,ne ndërgjegjien tuaj nergjegjia nuk është e juaja .Është pjesa tjetër e njerëzimit .Sepse kalojmë te gjithë nga i njëjti mulli ,në të njëjtin knflikt pa- mbarim .Kur një njeri e kupton këtë ,jo emocionalisht ,jo si një koncept intelektual por si diçka reale ,e vërtetë atëherë ju nuk do të vrisni nje qnëië njerëzore tjetër .Ju nuk do të vrisni një qënie tjetër njerëzore,intelektualisht,verbalisht apo fizikisht apo ideologjikisht se në ketë menyrë po vret veten .Por individualiteti eshte inkurajuar në të gjithë botën .Çdo njeri përpiqet për veten e tij :suksesin e tij ,permbushjen e tij ,arritjet e tija duke ndjekur dëshirat e tij dhe duke krijuar fatkeqësi në botë.Ju lutem kuptoheni këtë em kujdes Ne nuk po themi se çdoo njeri është i rëndësishem por të kundërtën .Në qoftë se jeni të shqetësuar për një paqe globale ,jo vetëm per paqen tuaj të vogel në kopshtin tuaj mbas shtëpisë .Kombet janë bërë kopshte mbas shtëpive.Në qoftë se jeni me të vërtetë të shqetësuar siç duhet të jeni njrëzit serioz që ju jeni pjesa tjetër e njrëzimit ,kjo është nje përgjëgjësi e madhe .Keshtu që duhet të kthehemi pas dhe të gjejmë për veten tonë pse qëniet njrëzore kanë arritur deri në këtë pikë në te cilën jemi tani .Cila është arsyea e gjithë kësaj .Pse kemi bërë rrëmuje çdo gje që prekim .si në marredheniet personale edhe ne marrëdhëniet burrë grua dhe midis njëri-tjetrit ; Pse ka konflikt midis zotave,zoti juaj dhe zotit të tjetrit ;kështu që ne duhet të kërkojmë bashkë nëse është e mundur të shuajmë konfliktin .Në të kundeërt nuk do të kemi kurrë paqe në botë. Shumë herët para Krishtërimit ,ne Hinduizëm u luteshin pemëve ,gurëve,kafshëve,natyrës ,shkreptimave ,zjarrit,sepse ata e konsideronin tokën si Nenën që iu duhej lutur,që duhej ruajtur jo të shkatërrohej siç po bëjmë tani.Pra le të kërkojmë bashkë –ju lutem dua të them sebashku,jo une të kerkoj dhe ju herë pas here jepni aprovimin tuaj apo jo.A mundemi këtë pasdite ta vëmë mënjanë idene e aprovimit apo mosaprovimit. Do ta bëni këtë.Në menurë që t’i shohim gjërat ashtu siç janë ,jo çfarë mendoni ju se janë ;jo idenë apo konceptin tuaj se çfarë egziston ,vetëm të shikoni .Të shikoni dhe jo-verbalisht madje ,nqs është e mundur .Kështu është me e vështirë.E para kjo është bota rreale në të cilën jetojmë .Nuk mund t’i shpëtoni kësaj nëpërmjet manstireve ,nëpërmjet eksperiencave fetare (dhe duhet te dyshoni çdo eksperiencë qe keni pasur).Njeriu ka bëre çdo gjë në këtë botë për tu arratisur nga realiteti i jetës së perditshme dhe kompleksiteti i saj .Pse kemi konflikt ne marredhënie,midis burrit dhe gruas :ndarje seksuale dhe shqisore.Dhe ne këtë marredhenie te veçante burrat janë duke ndjekur ambicien e vet ,lakminë e vet ,dëshirat e tij ,përmbushjen e tij dhe gjithashtu grate po bëjne te njëjtën gjë.Nuk e di a e keni venë re të gjithe këtë për veten tuaj.Kështu që ka dy ambicje ne krye –të udhëhequra nga dëshira dhe kështu me rradhë ,dy vija paralele që s’takohen kurrë përveç se seksualisht ndoshta .Si mund të kemi një marrëdhënie midis dy njerëzve kur secili ndjek dëshirat e veta ,ambicjet,nevojat(?).Në këtë marrëdhënie e cila ka ndarje nuk mund të ketë dashuri .Ju lutem shtrëngojeni karrigen fort .Fjala dashuri ështe bërë pis ,ështe pështyrë ,është degraduar;eshtë bërë vetëm diçka që të kenaq senset.Dashuria nuk është kënaqësi .Dashuria nuk është diçka e projektuar nga mëndja ,nuk ështe diçka që varet nga sensacionet.Do flasim pak më vonë për këtë.Pra si mund të kemi një marrëdhenie të drejtë dhe të vërtetë midis dy njrëzve kur secili konsideron rëndësinë e vet.Interesi vetjak është fillimi i korrupsionit ,i shkatërrimit,qoftë një politikan apo një njeri fetar dhe kështu me rradhë ;interesi vetjak dominon botën dhe për shkak të kësaj kemi konflikt .Aty ku ka dualitet ,ndarje si psh Greku dhe Muslimani apo çifuti apo Arabi ,i krishteri beson te një shpëtimtar dhe hindu i cili nuk beson ashjë nga këto.Egziston kjo ndarje :ndarje kombëtare ,ndarje fetare ,ndarje individuale dhe aty ku ka ndasi ka konflikt .Ky është ligj.Kështu që ne jetojmë jetën e përditshme ne vetveten tonë të limituar .Jo ne vetveten tonë më të lartë ,pa kufi(vetvetja është gjithmonë e limituar ;dhe ky është shkaku i konfliktit .Kjo është bërthama kryesore e përleshjes tone ,dhimbjes ,ankthit ,dhe çdo gjëje qe lidhet me këtë.Nqs dikush bëhet i vetëdijshëm për këtë siç duhet të bëjë shumica e njrëzve ,jo pse ju kanë thëne apo keni lexuar ndonje libër per filozofinë apo psikologjinë ,është një fakt real.Çdo kush merret me veten e tij .Ai jeton në një botë të ndarë vetëm për veten e tij.Ky ështe ligji.Kështu që ne jotojmë jetën e përditshme me veten tonë të izoluar.Jo me veten e epërme ,e cila është e pakufizuar(?;vetvetja është gjithmonë e limituar;dhe ku është shkaku i konfliktit.Ajo është berthama e perpjekjeve ,dhimbjeve ,ankthit tonë dhe gjithçka që lidhet me to.
Nqs një njeri bëhet i ndërgjegjshëm për këtë siç duhet të bëjë shumica e njrëzve .Jo pse ju kanë thenë apo se keni lexuar një libëer folozofik apo psikologjik,por është njeë fakt real.Çdo njeri është i preokupuar me veten e tij .Ai jeton në nje botë të ndarë vetëm për veten e tij .Dhe për pasojë ka ndarje midis jush dhe të tjerëve ,midis jush dhe fesë tuaj ,midis jush dhe zotit tuaj,midis jush dhe ideologjive tuaja betëeen you and your religion.A ështe e mundur te të kuptojme –jo intelektualisht por thellësisht,se ju jeni pjesa tjetër e njrëzimit .Çfarë do qe të bëni ,mirë apo keq prek pjesën tjetër të njrëzimit ,sepse ju jeni njerëzimi .Ndërgjegjia juaj nuk është e juaja .Ndërgjegjia ka përmbajtje .Pa përmbajtje nuk ka ndërgjegjje. Ndërgjegjia juaj përbëhet nga besimet ,frikërat ,zotat,ambicje personale ;e gjithë ndërgjegjja është e perbërë nga këto e ndërtuar nga mëndja .Shpresoj ta kemi bërë ketë udhëtim sëbashku .Sëbashku po ecim në të njëjtën rrugë ,jo sepse po dëgjoni një seri idesh.Ne nuk po ndjekim ide apo ideologji por jemi duke u përballur me realitetin.Sepse te realiteti dhe shkuarja përtej realitetit është e vërteta.Dhe kur zbuloni,kur ka të vërtetë ,kjo është gjëja me e rrezikshme .E vërteta është shumë e rrezikshme ajo sjell revolucionin e
GRUA:Më falni a është e mundur të ngrini volumin
K:Ju lutem faleni folësin nqs ai s’i përgjigjet pyetjeve .Sepse atëherë do shpërqëndroheshim .Patjetër që është mirë të bëni pyetje.Dhe kujt ja bëni pyetjen .Po i bëni pyetje folësit ? Kjo dotë thotë se po prisni një përgjigjje nga folësi.Atëherë ju vareni nga folësi.Pastaj vendosni guru.A jeni marrë ndonjëherë me pyetjen pse bëjmë pyetje? Jo se nuk duhet ,por ne po hetojmë .Le ta zëmë se i bëni një pyetje folësit dhe ai pergjigjet;ose e pranoni ose e mohoni .Nqs është e kënaqshme sipas kushtëzimit apo historisë tuaj ,atëhere thoni,”Po jam dakort me ju plotësisht. “ ose nqs nuk jeni dakort,ju thoni,” Cfarë nonsensi.” Por nqs filloni të hetoni vetë pyetjen në vetvete,a është pyetja e nfarë nga përgjgjja?Apo përgjigjja qëndron te vetë pyetja?Parfumi i një luleje është lulja.Vetë lulja është esenca e atij parfumi.Por ne varemi nga të tjerët aq shumë për ndihmë ,për tu inkurajuar ,për të zgjidhur problemet;kështu qe nga rremuja ne krijojmë autoritet,gurutë,priftërinjtë.Kështu qe ju lutem ,është mirë të bësh pyetje .Nuk e di nëse u morëm me këtë.Vini re ,ne kemi humbur artin e të hetuarit ,diskutimit :jo duke marrë anë por ta veshtrosh atë .Është shumë komplekse ,mbase nuk Është rasti i duhur për tu marrë me të .Ju gjithashtu duhet të hetoni pse që nga fëmijëria ne jemi të lënduar psikologjikisht.Shumica jonë është e lënduar psikologjikisht dhe nga kjo plagë një njeri mund të jetë i ndërgjegjshëm ose jo,apo shumë nga problemet tona rrjedhin nga kjo.Një plagë ne fëmijëri nga disa shpulla,duke thënë diçka të shëmtuar,brutale,të dhunshme ,nga e cila lëndohemi.Kur thoni “ne jemi të lënduar”Kush është i lënduari .A është imazhi që keni ndërtuar për veten tuaj i cili është lënduar;psikika?Ju lutem ,folësi nuk ka lexuar asnje nga librat e filozofisë apo të fesë apo të psikologjisë ,ai vetëm po heton me ju. Psikika ,me të është ‘unë” dhe unë është imazhi të cilin e kam ndërtuar për veten time ,s’ka asgjë shpirterore rreth tij (një tjetër fjalë e shëmtuar,shpirtërore-ky imazh lëndohet dhe ne e mbajmë në shpinë gjithë jetën tonë .Nqs një imazh nuk është i kënaqshëm ne ndërtojme nje imazh tjetër i cili na kënaq,e inkurajojmë atë duke i dhënë kuptim intelektual jetës tonë.Kjo është bota(?)që kemi(?)e sjellë nga imazhi që kemi ndërtuar për veten tonë. .A është e mundur në këtë botë duke mos pasur një imazh të vetëm ,rreth askujt, duke përfshirë zotin ,nqs egziston një entitet i tillë ,asnjë imazh për gruan tuaj ,fëmijët tuaj apo për burrin tuaj dhe kështu me rradhë. Mos të kesh asnjë imazh të vetëm ,Vetëm është e mundur të mos lëndohemi kurrë. Dhe gjithashtu nga që koha jone është e kufizuar sepse ky është vetëm gjysma e fjalimit nesër do të hetojmë nqs është e mundur të jesh i çliruar nga frika .Kjo është nje pyetje e rëndësishme .Jo se do të pyes në vendin tuaj , por jeni duke pyetur veten tuaj.Nqs është e mundur ,duke jetuar në një shoqëri moderne me gjithë brutalitetin ,me gjithë dhunën e tmerrshme e cila është në rritje ,a ka çlirim nga frika? E cila është totalisht ndryshe nga analiza.Vetëm të observoni pa shtrëmbërime:të observoni këtë sallë ,psh,sa rreshta janë(pesë ,katër),të observoni veshjen, fytyrën e fqinjit tuaj,si flet,vetëm të observoni;jo të vlerësoni,gjykoni,por të observoni një pemë ;të observoni hënën dhe ujrat që rrjedhin me shpejtësi.Kur observoni kështu pastaj pyesni veten cfarë është-Do t’i kthehem frikës tani-çfarë është bukuria? Flasim shumë revistat për bukurinë:si duhet të jesh e bukur,çehrja juajdhe gjithcka tjeter.Pra Çfarë është bukuria? A ka bukuri te fotografia apo te piktura, te struktura e çuditshme moderne? A ka bukuri te një poemë?A është bukuria vetëm në trpin dhe fytyrën fizike? A e keni bërë ketë pyetje?Nqs jeni një poet apo artist apo person i lexuar ,ju mund të përshkruani diçka shumë të bukur ,të pikturoni e cila është e këndshme ,të shkruani një poemë që prek vetë qënien tuaj.Pra çfarë është bukuria.Sepse ‘freedom’(liria) etimologjikisht do të thotë,në këte fjale ‘freedom’(liria) ka dashuri. Fjala (love)dashuri ne kuptimin etimologjik ,e cila është dashria.Cila është marredhënia midis dashurisë dhe bukurisë. Kut të flasim për dashrine ,ndoshta më vonë,cfarë është bukuria ?A është në syrin e shikuesit.A e keni vënë re ,t’i japesh një loder të këndshme ,një lodër te sofistikuar,një femije ndërkohë që po tregohet i prapë,duke bërtitur ,duke luajtur,she kur i jepni nje lodër ai absorbohet plotësishtdhe e gjithë loja dhe prapësia e tij pushojnë ,nqs mund ta perdor këtë fjalë,sepse ai është i absorbuar.A është të absorbohesh në një poezi ,në një fytyrë,në një fotografi ,të qënit i absorbuar në të apo të tërhequr nga to,a është absorbim bukuri? Kur shikoni një mal të mrekullueshëme menjë majë me borë ,borë e përjetsh,vija kundrejt qiellit blu,për një sekond mali i pamasë e përzën veten ,‘unin’*,me gjithë problemet e mija.,megjithë ankthin tim ;madhështia e shkëmbinjve të mëdhenj dhe luginat e këndshme e lumenjtë,ne këtë moment vetja nuk egziston.Pra mali,lumi kanë përzënë veten ,si lodra ,me të fimija është i qetë .Pra ky mal ,ai lum largon për një sekond problemt tuaja,të gjithë sqimën dhe ankthet.Pastaj ju thoni ‘sa e bukur që është.” Pra a ka bukuri pa qënë i absorbuar nga diçka e jashtme? Dmth a ka bukuri ,apo bukuria është atje ku nuk ka vete . A e kuptoni këtë ? Mos flini gjumë ju lutem(qeshje) . Mund të keni pasur një drekë të mirë ,shpresoj që e keni pasur ,por ky nuk është vendi për të fjetur gjumë .Është problemi juaj ,jeta juaj,jo jeta e folësit, sqima juaj ,deshpërimet tuaja për të cilat po flasim.Kështu që rrini zgjuar për një cerek ore tjetër,20 minuta,gjysëm ore ,nqs jeni të interesuar.Pra bukuria është kur vetja s’eshtë.Dhe kjo kërkon një meditim të madh,hetom të madh. Fjala ‘displinë’ do të thotë një dishepull i cili është duke mësuar nga mjeshtri. Të mesuarit ,jo disiplinimi ,konformimi imitimi ,rregullimi ,mësimi. Të mesuarit sjell një disiplinë të jashtëzakonshme ne vetëvete. Dkjo ndjenjë e brëndshme ashpërsie ,disiplina është e nevojshme. Kështu që duhet të hetojmë se cfarë është frika. Sa është ora zotëri ? Mund të vazhdojm? S’jeni të lodhur ?
Çfarë është frika ? Përsëri njrëzimi është përballur me frikën. Nuk kemi qenë asnjëherë te aftë të zgjidhim frikën. Asnjëherë . Ka disa lloje frike; frika nga vdekja ,frika nga zotat,frikë nga gruaja juaj ,frika nga burri juaj,frika nga politikanët,një zot e di sa frikëra ka njerëzimi,djalli e kështu me rradhë. Çfarë është frika ? Jo vetëm eksperinca e frikës ne lloje të ndryshme ,realiteti,realiteti i frikës . Pse burri ,gruja ,pse njerëzimi e ka pranuar frikën si një mënyrë jetese?Në momentin që e pranoni frikën si mënyrë jetese dhunë në televizione ,dhunën e luftës ,dhunën në jetën e përditshme . Pse e pranojmë ne dhunën ?Dhuna finale është të shkosh në vrasje të oraganizuar e cila quhet luftë .A nuk është frika e lidhur me dhunën? Pra duke hetuar frikën ,realitetin e frikës ,jo idenë e frikës –ju e kuptoni ndryshimin. Idea e frikes është e ndryshme nga realiteti i frikës ; E vërtetë ? E vërtetë.Pra çfarë është frika ?Si është shfaqur? Cila ështe marredhënia e frikës se kohës me mendimin? Frika,një njeri mund të ketë frikëe për të nesërmen apo të nesërmet ;frika nga vdekja ,frika finale ;frikë nga ç’ka ndodhur në të shkuarën ;frikë nga ç’ka po ndodh tani. Pra duhet të hetojmë sëbashku-ju lutem, folësi e përsërit vazhdimisht,sëbashku;ndryshe nuk është argëtuese të flisja me vete .A ua ka sjellë frikën koha? Dikush ju ka lënduar në të shkuarën dhe e kaluarë është kohë .E ardhmja është kohë. Pra ne po pyesim ,a eshtë koha një faktor kryesor i frikës? Frika ka shumë degë , shumë gjethe ,por nuk është mirë të krasisësh degët ;ne po pyesim , cila ështe rrënja e frikës ? Jo format e ndryshme të frikës ,sepse frika është frikë. Nga frika keni shpikur zota ,shpëtimtar. Nqs nuk keni frikë psikologjikisht ,atëhere ka një çlirim të jashtëzakonshëm ,një ndjenjë e bukur lirie .I keni hedhur tutje barrat e jetës .Kështu që ne duhet të hetojmë shumë seriozisht,në afërsi ,me hezitim ,këtë pyetje : A është koha një faktor? Natyrisht.Kam një punë të mirë sot ,mund ta humbas nesër ,kam frikë. Dhe mund të jem i martuar .unë jam i frikësuar. Ku ka frikë ka xhelozi,ankth,urrejtje ,dhunë. Pra koha është një faktor i frikës .Ju lutem dëgjoni deri në fundin e saj,mos thoni, si ta ndaloj unë kohën ,nuk është ky problemi.Madje është absurde të bësh këtë pyetje . Koha është një fakotor dhe mendimi është një faktor :te menduarit se çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë. A është të menduarit një faktor i frikës ?A ua ka shkaktuar frikën mendimi? Siç mund ta shohë ndonjëri koha ka shkaktuar frikën,ashtu? Koha. Jo vetëm koha sipas orës,por kohë psikologjike ,koha e brëndshme : Do të bëhem ;Nuk jam i zoti po dotë bëhem .Do ta hedh tutje dhunën time ,e cila është përsëri e ardhmja. Apo kam qënë i dhunshëm por s’do jem më . E gjitha kjo nënkupton kohën. Ne duhet patjetër të hetojmë , çfarë është koha ? a jeni të përgatitur për këtë? Doni të vazhdojmë me këtë? Me të vertetë? Jam i surprizuar.(Qeshje) Sepse të gjithë ju jeni instruktuar ,jeni informuar, ju është treguar se çfarë të bëni nga psikologët,nga priftërinjtë ,nga udhëheqësit tuaj; gjithmonë duke kërkuar ndihmë dhe duke gjetur rrugë të reja për tu ndihmuar. Pra një njeri është bërë skllav i të tjerëve. Ne s’jemi kurrë të lirë të hetojmë , të qëndrojmë psikologjikisht plotësisht vetëm. Pra ne do të hetojmë kohën. Çfarë është koha? Ta lëmë mënjanë orën, ta lëmë menjanë perëndimin e diellit dhe lindjen e diellit ,bukuria e perëndimit të diellit , buktia e lindjes së diellit,ta lëmë mënjanë dritën dhe errësirën , çfarë është koha? Ju lutem ,nqs një njeri e kupton këtë ,natyrën e kohës në aspektin e brëndshëm, do të kuptoni vetë një ndjenjë e të mos egzistencës së kohës. Do diskutojmë për këtë. Koha është e kaluara apo jo? Koha është e ardhmja dhe koha është e tashmja. I gjithë cikli është koha. E kaluara –bakgroundi juaj ,kushtëzimi juaj, si i krishterë ,Hindu, Budist,etj. Ne jemi programuar prej dy mijë vjetësh . Dhe hindutë nga 3 deri ne 5 mijë vjet. Si një kompjuter, ata përsërisin,përsërisin,përsërisin.
Pra e kaluara është e tashmja ; çfarë jeni tani është rezulatat i të shkuarës . Dhe e nesërmja , apo një mijë të nesërme ,është e ardhmja . Pra e ardhmja është cfarë jeni tani. Apo jo? A e kuptuat. Pra e ardhmja është tani. Te e tashmja e gjithe koha është e përfshirë. Ky është një fakt gjithashtu ,realitet e jo teori. Çfare ju jeni është rezultat e të kaluarës dhe çfarë do të jeni nesër është cfarë jëni tani. Nqs jam i dhunshëm tani nesër do jem i dhunshëm ,vetëm nqs sjell në mënyrë radikale dhe thmelore një mutacion. Ndryshe do jem ai që kam qënë. Dmth , ne kemi pasur një evolucion të gjatë ,duke evoluar,evoluar,evoluar. Dhe kemi evoluar në atë që jemi tani.Dhe nqs do ndjekim këtë linjë do të jeni të dhunshëm ,ju do të jeni barbar të vërtetë ditën tjetër. Pra çdo gjë përfrshihet në të tashmen –gjë qe është fakt ,realitet-a mund të ketë një mutacion të plotë tani në gjithë sjelljen tonë dhe mënyrën tonë të jetetsës,mendimit,të ndjenjave? Jo duke qënë një amerikan ,Hindu,Budist,asgjë nga këto.Sepse nëse nuk sillni radikalisht dhe psikologjikisht një mutacion ju do të jeni egzaktësisht çfarë keni qënë në të kaluarën. Pra a është e mundur të sjellësh këtë mutacion psikologjik,a egziston kjo mundësi? Siç e dini ,kur keni shkuar gjithë jetën drejt veriut,duke ndjekur një drejtim të caktuar ose pa pasur orientim,duke u vërdallisur gjithandej, siç bën shumica e njerëzve- nqs po shkoni drejt veriut dhe takoni dikë i cili ju thotë seriozisht, dhe ju e dëgjoni seriozisht,dhe jo vetëm duke dëgjuar me vesh por gjithashtu duke dëgjuar thellësisht, kur dëgjoni të thotë, rrugën që po ndiqni ,veriun , s’të çon gjëkundi,s’ka asgjë në fund të saj ;por shkoni në lindje ,perëndim apo jug. Dhe ju dëgjoni dhe thoni, do ta bëj. Në momentin që flisni , ju keni marrë një kthesë të re,ka një mutacion. Folësi po e bën shumë të thjeshtë.Por është një problem shumë kompleks ,i cili është :të kuptosh thellësisht se një njeri ka ecur në këtë drejtim për shekuj e shekuj dhe nuk ka ndryshuar fare drejtimin. Ne jemi akoma të dhunshëm , brutal, dhe gjithçka që lidhet me të. Nëse në realitet e percepton këtë, jo intelektualisht apo verbalisht por thellësisht,atëhere ktheheni në një drejtim tjetër . Në atë sekond ndodh mutacion i vetë qëlizave të trurit. Sepse folësi i ka diskutuar këto çështje me disa neurolog.. Patjetër nuk janë dakort plotësisht, por e pranojnë pjesërisht. Është gjithmonë një lojë , nqs më kuptoni. Ne e trajtojmë jetën si një lojë :pjesërisht e drejt dhe pjesërisht e gabuar; pjesërisht korrekt mund të të jesh i gabuar dhe mund të jesh korrekt. Por ne nuk e pyesim kurrë veten cila është mënyra e jetesës, arti i të jetuarit, i cili është arti më i madh ,më i madh se cdo art në botë.Dhe –quelle heure(sa ështe ora)

-
Burrë: 3:57.
K: A kam folur për një orë?
Burrë: Pak më shumë se një orë .
K: A e duroni dot këtë?
AUDIENCA: (Qeshje) Po.
K: Do mbarojmë këtë pyetje . Mbas kësaj do takohemi përsëri nesër.Nqs doni. Nuk po ju ftoj , e keni në dorë vetë.(Qeshje) Ne thamë që koha është e rëndësishme sepse ne jetojmë sipas kohës ,por ne nuk e jetojmë kohën si të plotë ,e cila është e tashmja.Në të tashmen e gjithë koha është e përfshirë:e ardhmja dhe e shkuara. Nqs jam i dhunshëm sot do jem i dhunshë nesër. Dhe a mund t’i jap fund kësaj dhune sot plotësisht, jo pjesërisht. Mundet. Do e shohim këtë. Dhe gjithashtu, nëse frika është e shkaktuar nga mendimi? Patjetër që është. Mos e pranoni fjalën folësit për këtë, shikojeni atë.Unë jam ky,kam frikë nga e nesërmja nga cfarë mund të ndodhë. Jam i sigurt sot,dhe mund të ketë luftë ,mund të jetë kjo apo ajo,mund të ketë katastrofa. Kam frikë. Pra koha dhe mendimi janë rrënja e frikës.Po çfarë është mendimi?A e kuptoni pyetjen time? Nëse koha dhe mendimi janë rrënja e frikës-e cila është në realitet-çfarë eshtë të menduarit? Pse jetojmë ,sillemi, bëjmë gjithçka ,të bazuar te mendimi. Katedralet e mrekullueshme të europës , bukuria,struktura:është konceptuar nga mendimi. Të gjitha fetë dhe veglat e tyre ,veshjet e tyre,te gjithë veshjet mesjetare janë konceptuar nga mendimi.Dhe githë ritualet janë të sajuara , arranxhuara,nga mendimi. Dhe në marrëdhënien midis nesh ,burrë dhe grua, marrëdhënia bazohet te mendimi. Kur ngisni makinën ,bazohet te mendimi. Ta pranosh gjithë këtë është mendim. Kështu një njeri duhet të hetojë , nqs s’jeni shumë të lodhur. Do mbarojmë për sot pas kësaj-çfarë është mendimi? Ka mundësi që asnjeri ta ketë bërë ketë pyetje.Sume pak e bëjnë këtë. Ne e kemi bërë ketë pyetje për 60 vjet. Çfarë është mendimi? Sepse nqs e gjeni cili ëahtë burimi i mendimit ,fillimin,pse mendimi është bërë kaq i rëndësishëm në jetën tonë, në vetë këtë hetim mund të ketë një mutacion duke ndodhur.Pra ne po pyesim Çfarë është mendimi e të menduarit?Mos më prisni mua për ti dhënë përgjgjje.Shikoni ,observoni. Të menduarit është fjala ; fjala është e rëndësishme ,tingëllimi i fjalës,cilësia e fjalës ;thellësia,bukur. Veçanërisht tingulli.Nuk do i hy çështjes së heshtjes dhe tingullit ,do flasim për këtë ndoshta nesër. Të menduarit ështe pjesë e memorjes apo jo. Hetoni me folësin, ju lutem mos rrini ulur rehat apo jo rehat.Të menduarit ëshhtë pjesë e memorjes ,apo jo? Nqs s’do të kishit memorje a do të ishit në gjendje të mendonit ?S’ do të ishit. Truri jonë ëahtë instrumenti i memorjes:memorje e gjërave që kanë ndodhur ,eksperienca e kështu me rradhë , i gjithë bakgroundi i memorjes. Memorja dle nga njohuria ,nga eksperienca apo jo?Pra njohuri ,eksperiencë,memorje, dhe përgjigjia e memorjes është mendimi.Ky proces i tërë i kujtesave ,mbajtja , gje e cila bëhet njhuria jonë. Eksperienca eshtë e limituar, natyrisht. Sepse- është një pyetje e komplikuar – o zot , çdo gjë është e komplikuar.(Qeshje)A është eksperienca e ndryshme nga eksperiencusi, a ka eksperiecë? Patjetër që jo. Pra eksperienca dhe eksperiencusi janë e njëjta gjë. Si observuesi dhe i abservuari, menduesi nuk është i ndarë nga mendimet e tij. Menduesi është mendimi. Pra eksperienca është e limituar sic mund të obervoni në botën shkencore apo në ndonjë fushë tjetër. Ata po shtojnë shumë e më shumë çdo ditë njohurive të tyre nëprmjet eksperiencës , nëpërmjet eksperimenteve me kafshët dhe gjithë atë horrorr që ndodh. Dhe kjo njohuri është e limituar sepse po e shtojnë. Pra memorja është e limituar. Dhe nga kjo memorje mendimi është i limituar. Mendimi duke qënë i limituar duhet të sjell konflikt. Vetëm shikoni modelin e tij. Jo të pranoni çfarë ju thotë folësi,kjo është absurde. Aik nuk është një autoritet, ai nuk është një guru, falë zotit. Por nëse mund ta observojmë këtë fakt bashkë, se frika dhe mendimi jane rrënja e frikës . Koha dhe emndimi janë e njëjta gje , ata nuk janë dy lëvizje të ndryshme . Kur të shikoni këtë fakt, këtë realitetse koha dhe mendimi janë rrënja e frikës – vetëm ta observoni brënda jush, jo të ikni nga realitet i kësaj,nga e vërteta e kësaj. Se frika është shkaktuar nga kjo ,koha dhe mendimi;ta mbash, të qëndrosh me të ,jo të largohesh prej saj, jo ta racionalizosh, është kështu. Dhe pastaj është si të mbash një gur të çmuar në dorën tuaj. Ju e shikoni gjithë bukurinë e atij guri të çmuar. Pastaj do të shikoni për veten tuaj se frika psikologjikisht përfundon. Dhe ku s’ka frikë ju jeni të lirë. Dhe kur ka liri të plotë nuk keni zotër, rituale ,jeni një njeri i lirë. Do vazhdojmë nesër nqs nuk mërziteni.(Duartrokitje) Se di pse duartrokisni(Qeshje) Ndoshta po duartrokisni për veten tuaj.(qeshje dhe duartrokitje) Ju nuk po inkurajoni folësin apo poe dekurajoni atë. Ai s’do asgjë prej jush. Kur vetë ju jeni bërë mësuesi dhe dishepulli- dishepull nënkuptoj një njeri i cili po mëson , duke mësuar , jo duke akumuluar njohuri- atëherë jeni një qënie e jashtëzakonshme njerëzore.


view entry ( 209 views )   |  permalink   |  $star_image$star_image$star_image$star_image$star_image ( 3 / 426 )

<<First <Back | 1 | 2 | 3 | 4 | Next> Last>>